Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme.
“Media e lajmeve të rreme e urren të raportojë se sa mirë ka vepruar ushtria amerikane kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe dëshiron një marrëveshje – por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shkroi Trump.
Më herët Trump tha se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg. Ishulli Kharg është një nga pikat më të rëndësishme të Iranit pasi 90% e eksporteve iraniane të naftës nisen nga ky ishull.
Pas sulmit ndaj forcave ushtarake Trump kërcënoi se radhën e kishte infrastruktura e naftës së ishullit nëse Irani nuk lejonte kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...