Ish-futbollisti kroat, Slobodan Sudec ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, pas një aksidenti me makinë.
Të shtunën pasdite, Sudec pësoi aksident me makinë, i cili ka rezultuar fatal, duke i marrë jetën. Sipas raportit të policisë, makina me të cilën po udhëtonte Sudec, u përplas me gardhin e një shtëpie dhe si pasojë ndërroi jetë ish-futbollisti.
Gjatë karrierës së tij, Sudec ka luajtur për Slaven Belupo në kampionatin kroat, ku u aktivizua në 84 ndeshje. Gjithashtu karrierën e mbylli në moshën 40-vjeçare, ku gjatë viteve të fundit si futbollist ishte pjesë e Komarnicës./zëri.info/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...