Andi Zeqiri ka vazhduar me gola me fanellën e Baselit.
Në kuadër të Ligës së Konferencës, skuadra zvicerane po përballen me ekipin sllovak Slovan Bratislava.
Pas 45 minutave të para Baseli është në epërsi 2-1, derisa golin e dytë e realizoi sulmuesi kosovar, shkruan telegrafi.
Reprezentuesi zviceran shënoi në minutën e 40-të për t’i dhënë epërsinë Baselit.
Për 23-vjeçarin ky ishte goli i 13-të këtë edicion me fanellën e Baselit, derisa ka edhe dy asistime në 33 ndeshje.
?? Amdouni & Zeqiri on the scoresheet yet again for Basel ?#UECL pic.twitter.com/LnmKxNdByR
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) March 9, 2023
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...