Kombëtarja Shqiptare ka bërë një tjetër paraqitje të dobët në miqësore duke u mposhtur lehtësisht nga Kombëtarja e Ukrainës.
Kuqezinjtë janë mposhtur 4:1 nga Ukraina në ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të kalendarit të FIFA-s.
Në ndeshjen që u zhvillua në Francë në prani të një numri të vogël të tifozëve, Shqipëria u tregua inferiore ndaj Ukrainës, që fituesin e takimit e përcaktoi në pjesën e parë me tri gola të shënuara.
Gjithçka nisi në minutën e 31’, kur Konoplyanka shënoi për epërsinë e parë pas një asistimi që pranoi nga Yarmolenko.
Ishte pikërisht Yarmolenko realizator i dy golave të tjerë, kur shënoi në minutën e 36’ dhe 45’.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë.
Shqipëria me anë të Ndoi ngushtoi epërsinë në 3:1, ndërsa Ukraina u përgjigj shpejtë duke shënuar për 4:1 në fund të ndeshjes nëpërmjet Konoplyanka.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...