Sinem Gundogdu, bashkëshortja e yllit të Interit, Hakan Calhanoglu, përgjigjet kapitenit të Nerazzurrëve, Lautaro Martinez.
Bashkëshortja e Calhanoglut, Sinem, i është përgjigjur kapitenit të Interit, Lautaro Martinez, në Instagram, pasi sulmuesi argjentinas kishte deklaruar se ata që nuk duan të qëndrojnë në klub duhet të largohen këtë verë.
Lautaro nuk e përmendi drejtpërdrejt Calhanoglun, por presidenti i Interit, Beppe Marotta, më vonë konfirmoi se ‘El Toro’ e kishte pasur në shënjestër yllin turk.
Përgjigja për Calhanoglun erdhi përmes bashkëshortes së tij të martën në mëngjes përmes një story në Instagram.
“Disa njerëz nuk janë besnikë ndaj teje. Ata janë besnikë ndaj nevojës që kanë për ty”.
“Sapo nevojat e tyre ndryshojnë, ndryshon edhe besnikëria e tyre. Mos ndjej keqardhje që ke zemër të mirë, Hakan. Gjithçka e mirë kthehet dhe shumëfishohet”, ka thënë ajo.
Calhanoglu nuk ishte pjesë e Kupës së Botës për Klube për shkak të një lëndimi dhe u kthye në Evropë pak orë para ndeshjes me Fluminensen, së bashku me Benjamin Pavard, Yann Bisseck, Piotr Zielinski dhe Davide Frattesi.
Sipas raporteve, Calhanoglu ka arritur një marrëveshje verbale me Galatasaray, por presidenti i Interit, Marotta, përsëriti se 31-vjeçari nuk ka kërkuar të largohet nga klubi.

Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...