Raphael Varane është zyrtarizuar tek skuadra më e re e Serie A, Comos.
Futbollisti francez u transferua tek skuadra e inkuadruar në Serie A si transferim i lirë, shkruan Arbresh.info.
Pasi u prezentua si lojtar i ri, ai dha një deklaratë ku tregoi se është i lumtur dhe emocionuar për zgjedhjen e tij.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë projekt të ri dhe mezi pres të filloj dhe të takohem me ekipin. Fillimisht isha kurioz të dija se për çfarë projekti bëhej fjalë dhe më pas pashë menjëherë se ishte i veçantë, ndryshe nga çdo gjë tjetër që më kishin ofruar, ndaj doja të dija më shumë. Sa më shumë mësoja, aq më interesante bëhej”, deklaroi Varane në momentin e prezantimit.
Francezi ka qenë pjesë e Manchester United tri sezonet e fundit kurse karrierë ka bërë edhe tek Real Madridi e Lensi./Arbresh.info/
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail