Louis Van Gaal rikthehet te Ajaxi i tij i dashur pas 19 vitesh nga eksperienca e fundit. “Gjenerali”, i cili drejtoi Holandën në Botërorin Katar 2022, do të nisë aventurën e tretë me “Harkëtarët”.
Të parën e kreu si trajner (1991-1997), duke fituar Champions League me skuadrën historike holandeze.
Por edhe dhjetë trofe të tjera, mes të cilëve Superkupën e Europës dhe Kupën Interkontinentale (Botërori për Klube).
Më pas një vit (2003-2004) si drejtor teknik, ndërkohë që tani rikthehet në rolin e konsulentit të bordit drejtues të Ajaksit, skuadra e zemrës.
72-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, pasi ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester United. Përveç faktit që marrë drejtimin e kombëtares holandeze në tri raste të ndryshme.
Skuadra kryeqytetase e ka nisur keq sezonin e ri. Ajaksi numëron vetëm 5 pikë në 5 takimet e para në Eredivisie, duke qenë si rrallë herë në vendet e poshtme të renditjes (15/ss
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...