Liverpooli ka mposhtur skuadrën e Chelseat në finalen e Carabao Cup pas vazhdimeve me rezultat 1-0.
Ky është trofeu i parë i Liverpoolit këtë sezon, shkruan Arbersh.info.
Ndeshja nisi më mirë për “Blutë e Londrës” që realizuan një gol përmes Sterlingut mirëpo ai gol u anulua nga VAR-i, për shkak të pozitës jashtë loje të Nicolas Jackson i cili asistoi për anglezin.
Një tjetër gol u anulua në pjesën e dytë mirëpo kësaj radhe Liverpoolit, ishte Van Dijk realizator megjithatë as ky gol nuk u pranua, për shkak të pozitës jashtë loje të një lojtari të Liverpoolit që u përfshie në aksion.
Deri në fund të 90 minutave pati dhe disa raste mjaft të mira shënime mirëpo pa realizuar dot, asnjëra skuadër.
‘Nxehtë’ ishte edhe në vazhdime kur u godit shtylla nga Chelsea.
Ndërsa momenti kyç i ndeshjes ishte në minutën e 118-të, kur Van Dijku shënoi golin e dytë në këtë ndeshje por kësaj radhe iu pranua dhe ‘Wembley’ ishte në delirë nga tifozët e ‘The Reds’.
Kujtojmë se Liverpooli për herë fundit u shpall kampion në këtë garë, dy vite më parë ku ka mposhtur pikërisht Chelsean në finale./Arbresh.info/
WE ARE THE CARABAO CUP WINNERS!!!!!!! ? pic.twitter.com/YXKpLXcYAF
— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024
?????????? pic.twitter.com/ripCL9hC8b
— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024
Mentality monsters ❤️ pic.twitter.com/rBCifGKHhg
— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari