Liverpooli ka arritur të shënoj fitore në derbi me Evertonit me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.
Ndiaye shënoi në minutën e 27-të për Evertonin, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.
Pas vetëm dy minutash, Mohamed Salah i dhuroi epërsinë Liverpoolit.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërkohë në minutën e 54-të, Beto barazoi gjithçka.
Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të mbyllej baras, në skemë doli Virgil Van Dijk i cili në minutën e dhjetë shtesë realizoi për fitoren e “The Reds”.
Me këtë triumf, Liverpooli ka 55 pikë në vendin e pestë dhe tashmë është afër ta siguroj Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, kurse Evertoni është i 10-ti me 47 sosh./Arbresh.info
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...