Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka pësuar një dëmtim jo të lehtë në ndeshjen e Reims ndaj Lille në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.
Reims ishte mysafir i Lille në takimin e javës së shtatë i cili përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.
Megjithatë, ky takim nuk shkoi aspak mirë për yllin e Kosovës, Valon Berisha, i cili pësoi një dëmtim.

Berisha u lëndua në minutën e shtatë gjatë një dueli apo më mirë thënë një shkelje me thumba nga kundërshtari Sven Botman, transmeton telegrafi.
Ylli i Kosovës pësoi një shqyerje te kyçi i këmbës së djathtë, për të cilën u detyrua të ndërhyj dhe doktorët t’ia qepin.
Në minutën e tetë, Berisha u zëvendësua Hugo Ekitike, ndërsa ende nuk është bërë e ditur sa do të mungojë.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s