Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i K.F. Llapi
21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij.
Veliu shënoi 2 gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 0:6. Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në tabelën momentale.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë./lajmi.net/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën