Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nesër do të jetë i pranishëm në një prej ngjarjeve më të mëdha botërore për inteligjencën artificiale dhe inovacionin “Expo AI 2026” në Washington , ku do të prezantojë kryeqytetin Prishtinën.
“Kjo nuk është thjesht një pjesëmarrje protokollare. Kjo është një dëshmi politike, kombëtare dhe historike se Kosova po zë vend aty ku ndërtohet e ardhmja e botës. Për dekada, Kosova është parë vetëm përmes luftës, krizave dhe sfidave politike. Nesër, para botës, Prishtina prezantohet ndryshe: si qytet i rinisë, si qendër e inovacionit, si simbol i një shteti që nuk u dorëzua kurrë dhe që sot kërkon vendin e vet në epokën e inteligjencës artificiale”, ka thënë Rama.
Ndërsa ka shtuar se kjo është politikë në kuptimin më të madh të fjalës, politikë e dinjitetit, e përfaqësimit dhe e afirmimit ndërkombëtar.
“Ky prezantim është edhe përgjigje për ata që për vite të tëra kanë tentuar ta mbajnë Kosovën jashtë tavolinave ndërkombëtare. Sepse sot, Prishtina prezantohet para botës me identitet, me vizion dhe me ambicie. Washingtoni nesër nuk do të dëgjojë vetëm për një kryeqytet. Do të dëgjojë për një popull që nga rezistenca arriti te inovacioni. Nga mbijetesa te përfaqësimi global. Nga historia e dhimbshme te ambicia për të qenë pjesë e botës së së ardhmes. Shihemi nesër në Washington!”, ka thn Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...