Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.
Ky çmim, për javën e tretë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të FC Ballkanit, Valentin Serebe, përcjell Arbresh.info.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Milaim Humolli, Besim Slishani dhe Murat Zejnullahu.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tretë në këtë edicion kampional t’i takojë Serebes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Ferizajt në udhëtim (1:3), duke shënuar golat e epërsisë për tre pikët e suharekasve.
Pasi mori këtë çmim, Serebe u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“E kemi përgatitur që nga java e kaluar këtë ndeshje bashkë me trajnerët dhe bashkëlojtarët e mi. U përgatitëm për këtë ndeshje sepse kishim nevojë për fitoren. Fillimisht, gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe pastaj, me ndihmën e Zotit, arritëm fitoren. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me këtë ndeshje.”
“Gjithçka po shkon mirë. Të gjithë më kanë pritur mirë mua. Populli, të gjithë e duan shumë qytetin. Suhareka është vend i qetë.”
“Qëllimi i klubit është të mbyllim sezonin si kampionë, të fitojmë kampionatin. Kupa është gjëja më e rëndësishme për klubin. Sa më përket mua, ambicia ime është të jem golashënuesi më i mirë. Do të përgatitemi për këtë sezon dhe, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të shkojë si duhet”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...