Usain Bolt në bisedime me Fergusonin, dëshiron të luaj në Man Utd

23:24 | 6 Janar 2018

Usain Bolt ka zhvilluar bisedimet me Sir Alex Ferguson rreth një transferimi sensacional për të luajtur për Manchester United.

31-vjeçari, i cili është fitues i tetëfishtë i medaljes olimpike, ka zbuluar planin sensacional për të kaluar në futboll gjatë një interviste ekskluzive të dhënë së fundmi për ‘Express.co.uk’, transmeton portali arbresh.info.

“Lëndimi tani është mirë dhe unë jam rikuperuar plotësisht nga ai”, ka thënë Bolt, i cili u rrëzua gjatë garës së tij të fundit.

“Në mars ne do të bëjmë një provë me Dortmundin dhe ne do të vendosim se çfarë të bëjmë në karrierë, në cilën anë të shkojë. Nëse ata më thonë se unë jam mirë dhe se kam nevojë për pak stërvitje, unë do ta bëjë këtë”

“Njëra nga ëndrrat e mija më të mëdha është për të nënshkruar me Manchester United. Nëse Dortmundi thotë se unë jam mirë, unë do të stërvitem fortë”

“Kam folur me Alex Fergusonin dhe i kam thënë atij se duhet të flas fjalë të mira. Ai ma ka thënë mua të përgatitem dhe të jem i gatshëm, ai më pas do të shoh se çfarë mund të bëjë”

Bolt është një tifoz i madh i Manchester United dhe insiston për të realizuar dëshirën e tij që të bëhet një futbollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara