Urinon gjatë ndeshjes, ndëshkohet me karton të kuq

08:50 | 30 Mars 2018

Derbi sicilian ndërmjet Igeas dhe Messina mori një kthesë të papritur së fundmi kur portieri Armando Prisco u ndëshkua me karton të kuq pas urinimit gjatë ndeshjes.

Pasi portieri kryesor Federico Meo mungoi për shkak të lëndimit, 21-vjeçari ishte në paraqitjen e tij të gjashtë në Serie D, por nuk ishte në gjendje t’i shmangej thirrjes së natyrës, transmeton portali arbresh.info.

Derisa Igea ishte në sulm nga fundi i pjesës tjetër të fushës, Armando Prisco shkoi pas portës për të urinuar.

Megjithatë, ky veprim nuk kaloi pa u vërejtur nga gjyqtari i ndeshjes që i shfaqi atij kartonin e kuq direkt pasi fillimisht ndali lojën.

Trajneri i Messinas, Giacomo Modica ishte detyruar të vendos më pas mbrojtësin Bruno në portë për pesë minutat e mbetur të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Carlo D’Alcontres./arbresh.info/

Shikoni më poshtë momentin e ndëshkimit me karton të kuq nga gjyqtari:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara