Manchester Unitedi ka konfirmuar lirimin e 15 lojtarëve, në mesin e të cilëve ndodhen edhe Ander Herrera dhe Antonio Valencia.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka nisur ndryshimin e madh të skuadrës para fillimit të sezonit 2019/2020.

“Në këtë periudhë të vitit, kontratat e lojtarëve skadojnë në të gjitha nivelet e Manchester Unitedit, teksa skuadrat fillojnë të marrin formë para sezonit të ri 2019/2020”.
“Sa i përket ekipit të parë, tashmë është konfirmuar se Ander Herrera dhe Antonio Valencia po largohen nga Unitedi pas shërbimit të shquar me fanellën e kuqe. Juan Matas në ndërkohë i është ofruar kontratë e re”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit. /telegrafi
Lista e lojtarëve të liruar nga Unitedi:
Ander Herrera,
Antonio Valencia
Regan Poole
Zak Dearnley
Tom Sang
Callum Whelan
Matty Willock
James Wilson
Matthew Olosunde
Tyrell Warren
DJ Buffonge
Callum Gribbin
Millen Baars
Josh Bohui
James Thompson
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...