Manchester United raportohet se po tenton të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi për më pak se 100 milionë euro.
Djajtë e Kuq tentuan të transferonin anësorin anglez në verën e vitit të kaluar, mirëpo skuadra gjermane kërkonte rreth 120 milionë.
United refuzoi të paguante atë shumë dhe u tërhoq nga gara përkohësisht, mirëpo ata janë rikthyer sërish.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që transferimi i Sanchos të mbyllet në verën e këtij viti.
Forma e lojtarit ka pësuar rënie në këtë sezon, andaj klubi anglez e di se mund të transferojë atë nën shumën e 100 milionë eurove.
Por, në garë për Sanchon janë edhe skuadra si, Chelsea, Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...