Manchester Unitedi nuk heq dorë nga përpjekjet për transferimin e Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi.
Sipas 90min, Djajtë e Kuq duan ta përmbyllin marrëveshjen e transferimit para Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në verën e ardhshme.
Vlera e Sanchos është në rritje dhe Unitedi konsideron se do arritja e marrëveshjes me BVB në muajt e parë të vitit 2021, do të ishte biznes i mirë.
Në këtë mënyrë, anësori anglez do të fillonte karrierën e tij në Old Trafford nga sezoni i ardhshëm.
Klubi anglez dështoi ta transferonte 20-vjeçarin në afatin e kaluar kalimtar, duke qenë se çmimi që kërkonte Dortmundi ishte i papërballueshëm. Prandaj pritet të shihet se cila do të jetë kërkesa e re e klubit gjerman. /Telegrafi/
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë