Declan Rice është objektivi kryesor i Chelseat që dy vite, por transferimi i tij në Stamford Bridges nuk është aspak i lehtë.
Mesfushori anglez ka dal nga akademia e Chelseat dhe dëshira e tij është të rikthehet përsëri, por skuadra e tij aktuale West Ham United nuk po e lëshon lehtë.
21-vjeçari ka një kontratë afatgjate me ‘Çekanët’ dhe kjo ka bërë që skuadra nga Londra të kërkojë shumë për ta lejuar largimin e tij.
Chelsea do të tentojë përsëri në janar ose në verë ta transferojë lojtarin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester United.
Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq e shohin anglezin e ri si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogbas.
United është gati të shpenzojë rreth 60 milionë funte për transferimin e Rices në ‘Old Traford’.
Gjithsesi dëshira e lojtarit është të rikthehet te Chelsea, por mbetet të shihet se cili nga dy gjigantët anglez do ta fitojnë garën për yllin e ‘Tre Luanëve’.
KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drej...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Komuna e Istogut ndan afro 15 mijë euro për dekorim të qytet...
Vuçiq: Vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bash...
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet