Manchester United ka pësuar humbje në ndeshjen me Astanan me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Evropës.
Të besuarit e Ole Gunnar Solskjer nuk arritën ta mbanin e epërsinë nga pjesa e parë.
Jesse Lingard i kaloi “Djajtë” në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes.
Edhe pse kishte raste, rezultati i pjesës së parë nuk ndryshoi.
Në pjesën e dytë Astana shënoi menjëherë. Ishte Dmitri Shomko që tundi rrjetën për 1-1.
Goli i fitores për vendasit erdhi nga një autogol i shënuar nga i riu Di’Shon Bernard në minutën e 62-të.
Deri në fund nuk kishte më gola.
Astana pas kësaj fitoreje i ka marr tri pikët e para, ndërsa United edhe pas humbjes mbetet lider në grup me 10 pikë.
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...