Manchester United vazhdon të mbetet e interesuar për të nënshrkuar me Milan Skriniar.
Mbrojtësi i Interit ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën zi kaltër si në kampionat ashtu edhe në Evropë.
E falë paraqitjeve të mira ai është bërë dëshira kryesore e Djajve të Kuq për afatin kalimtar të verës.
Mediat angleze kanë raportuar se United do të tentojë në afatin kalimtar të verës transferimin e qendërmbrojtësit, transmeton Telegrafi.
Për ta transferuar sllovakun në Old Traford, Djajtë e Kuq po mendojnë të dërgojnë një ofertë rreth 80 milionë euro.
Ndërkohë në garë për Skriniar vazhdon të mbetet fuqishëm edhe gjiganti tjetër anglez Chelsea që nuk i ka punët mirë me repartin defensivë.
24-vjeçari është në vitin e tij të dytë te Interi, ndërsa Neroazzurrët janë futur në bisedime për zgjatjen e kontratës.
Kontrata aktuale e sllovakut me Interin skadon në verën e vitit 2022, ndërsa zi kaltërtit janë gati t’ia zgjasin kontratën edhe për dy vite të tjera me përmirësim të pagës.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...