Legjenda italiane, Antonio Cassano e ka këshilluar Inter për ta shitur sulmuesin, Lautaro Martinez te Barcelona.
Ish ylli i Inter-it beson se shitja e argjentinasit është hapi më i mirë për të bërë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Cassano ka thënë se do ishte më mirë ta shesin Lautaro-n dhe të transferonin Edinson Cavani-n dhe Alexandre Lacazette.

“Lautaro është shumë i mirë, por do e shisja. E kanë blerë për 20 milionë euro dhe do e shesin për 100 milionë euro”.
“Mund të marrin 70 deri në 80 milionë euro plus Arthur. Pastaj do e transferoja Cavani-n, që i skadon kontrata dhe do ishte i duhuri për trajnerin, Antonio Conte”.
“Do fitonin para edhe me shitjen e Icardi-t dhe do mundohesha ta sjell Lacazette. Lautaro do përmirësohet, por do i thosha ‘ishte kënaqësi'”, deklaroi ai.
Lautaro vazhdon të kërkohet edhe nga gjigantët e tjerë pos Barcelonës, si Real Madrid dhe Manchester City./arbresh.info.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...