Trajneri i Arsenalit, Unai Emery thotë se ai është befasuar nga vendimi i Manchester United për të shkarkuar trajnerin Jose Mourinho.
Pas thuajse dy viteve e gjysmë në Manchester United, Jose Mourinho u shkarkua mëngjesin e sotëm (e martë) nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Disfata 3 me 1 kundër Liverpoolit ishte ndeshja e fundit e tij në detyrë dhe nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward informoi në mëngjes Mourinhon për vendimin e tij.
Emery u përballë kokë me kokë me Mourinhon në fillim të këtij muaji kur Arsenali luajti kundër United duke barazuar 2 me 2. Dhe derisa spanjolli ishte duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes çerekfinale kundër “Spursve” në Carabao Cup, ai tha se largimi i Mourinhos nuk ishte “një lajm i mirë”.
“Gjëja e vetme që mund t’iu them është se kjo ishte një befasi për mua dhe një lajm jo i mirë sepse kur një trajner përfundon kryen punën ashtu, nuk është mirë për trajnerët”, ka thënë ai.
“Secili trajner ka mënyrën e tij për menaxhim. Ata gjithmonë mendojnë se si mund të bëhen më të mirë me punën që bëjnë çdo ditë me skuadrën e tij menaxhuese dhe lojtarët kolektivisht dhe individualisht”
“Eksperienca e Mourinhos në Premierë Ligë dhe trajnerëve në përgjithësi është shumë, shumë e madhe”
“Nuk është një lajm i mirë, por unë nuk e di pse është marrë ky vendim”
Arsenali luan kundër Tottenham Hotspurit mbrëmjen e së mërkurës pas disfatës së parë pas 22 ndeshjeve që përjetoi në vikend kundër Southamptonit./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...