Unai Emery ka lavdëruar Lucas Torreiran dhe ka deklaruar se dëshiron që mesfushori të “thyej çdo pritshmëri”.
Arsenali fitoi 1 me 0 kundër Huddersfieldit pasditen e sotme (e shtunë) dhe reprezentuesi uruguaian realizoi një gol impresiv në minutat e fundit të takimit, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari iu bashkua klubit gjatë verës, por tashmë duket si një përforcim fantastik për “Topçinjtë” pas një numri të madh performancash të shkëlqyera.
“Javën e kaluar ai shënoi dhe sot shënoi gjithashtu”, ka thënë Emery pas ndeshjes. “Ai ka kualitet dhe interpretimi i tij në fushë është në mënyrë taktike, si në mbrojtje ashtu edhe në ofensivë”
“Ai është i shpejtë në mendjen e tij dhe me këmbë. Ne duam të thyejmë me të çdo pritshmëri”
“Ai është duke u përmirësuar dhe gjithashtu është i përkushtuar çdo ditë për të mësuar anglisht”
Torreira ka luajtur një pjesë në të gjitha 16 ndeshjet e Arsenalit në Premierë Ligë këtë sezon.
Ndeshja e ardhshme e “Topçinjve” është kundër Qarabag FK në Evropa Ligë më 13 dhjetor në Emirates./arbresh.info/
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...