Aston Villa ka fituar 3-1 ndaj Manchester United në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier, e që është fitorja e tyre e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Unai Emery.
Pas vetëm shtatë minutash, vendasit kaluan në epërsi me anë të Leon Bailyt, që u asistua nga Ramsey.
Për 2-0 u përkujdes Lucas Digen, që shënoi në minutën e 11-të për 2-0, duke thelluar krizën te United.
Por, Djajtë e Kuq e ngushtuan epërsinë e Villas në 2-1, kur Jacob Ramsey (45’), shënoi auto-gol, shkruan telegrafi.
Në 45 minutat e dytë, Ramsey e përmirësoi gabimin që bëri, dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 49-të.
Erik ten Hag tentoi që me disa zëvendësime të nxirrte së paku një barazim, mirëpo mbrojta vendase ishte e pathyeshme.
Pas javës së 15-të, Manchester United gjendet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Fulhamin.
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre