Real Madrid dhe Paris Saint-Germain do të takohen në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë që do të zhvillohet më 14 Shkurt, do të luhet në stadiumin legjendar të Madridit, “Santiago Bernabeu”.
Rreth këtij takimi ka folur trajneri spanjoll i skuadrës franceze, Unai Emery, i cili në takimin e parë e sheh favorit ekipin vendas.
“Kur trajnerët u takuan në fillim të vitit në Nyon, folëm për këtë. Ka dy gjëra: duke luajtur në shtëpi ndeshjen e parë ju jep një avantazh të caktuar, por kjo është subjektive. E gjithë kjo pasi një gol nga ekipi kundërshtar detyron ekipin e vendas të realizoj dy e më shumë gola brenda gjysmë ore të lojës”, tha Emery.
Ai më pas ka analizuar ekipin kundërshtar duke vënë theksin në rikthimin e Gareth Balet.
“Gareth është shumë i mirë. Unë tashmë e kam parë në një nga ndeshjet më të mira kundër Sevillas. Ai shënoi tre gola. Nëse është mirë, ai do të jetë një lojtar që do të marrë parasysh”, tha ndër të tjerash spanjolli.
Emery gjithashtu pohoi se gjyqtarët duhet të kenë më shumë kujdes dhe mos të ndodh si në rastin e vitit të kaluar me Barcelonën. /telegrafi/

Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...