Andriy Shevçenko ish-sulmuesi legjendar i Milanit, aktualisht në rolin e trajnerit të Ukrainës është në hall të madh para ndeshjes ndaj Gjermanisë që do të zhvillohet sot në mbrëmje për Ligën A të Nations League.
Te Ukraina janë zbuluar 5 raste me koronavirus në testet që janë kryer së fundmi dhe të gjithë të infektuarit janë izoluar në hotelin ku kombëtarja Lindore është grumbulluar në Gjermani.
Katër prej të prekurve janë futbollistë, Andriy Yarmolenko, Serhiy Sydorchuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsygankov, çka ia vështirëson punën trajnerit Andriy Shevchenko para ndeshjes kundër Gjermanisë në Nations League.
Kështu për ndeshjen me “Pancerat” do të ketë të gatshëm 21 futbollistë, katër prej të cilëve janë portierë. Gjermani-Ukrainë do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport duke filluar nga ora 20:45./SS/
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...