UEFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit 2020, sulm i frikshëm

15:27 | 21 Janar 2021

UEFA ka publikuar formacionin zyrtar me lojtarët që kishin paraqitjet më të mira për vitin 2020.

Shtëpia e futbollit evropian ka përpiluar një skemë me 4-2-3-1, e që aty janë shumë yje.

Nuk kishin se si të mungonin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por Robert Lewandowski është përzgjedhur si më i miri.

Argjentinasi dhe portugezi dominojnë me përzgjedhjen e tyre ndër vite, e që aty ka edhe disa lojtarë që janë futu për herë të parë.

Në portë gjendet Manuel Neuer, derisa mbrojtja përbëhet nga Joshuia Kimmich, Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Alphonso Davies.

Në mesfushën defensive gjenden Kevin de Bruyne dhe hiago Alcantara, e para tyre vendosen treshja, Neymar, Messi e Ronaldo.

I vetëm bë sulm është Robert Lewandowski që në vitin e kaluar ka arritur të fitojë çdo çmim të mundshëm, përveç Topit të Artë që u anulua shkaku i pandemisë me coronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara