UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve në ranglistën e tyre zyrtare.
Drita vazhdon të mbetet klubi me renditjen më të lartë në ranglistën e UEFA-s nga Superliga e Kosovës.
Tre herë kampionët e Kosovës kanë 6 mijë e 500 pikë në total, përfshirë edhe pikët paraprake të edicioneve të kaluara. Kjo e arritur e Dritës vjen pas paraqitjeve dhe rezultateve në garat evropiane, në të cilat skuadra gjilanase ka zhvilluar në vitet e fundit.
Pas Dritës, nga Superliga e Kosovës renditet Prishtina, klubi më i trofeshëm i futbollit kosovar me 4 mijë pikë.

Ballkani, kampionët në fuqi të Kosovës dhe ekipi që shkroi historinë duke marrë pjesë në grupet e Ligës së Konferencës edicionin e kaluar.
“Portokallezinjtë” kanë zënë vendin e 334-të me 3 mijë pikë.
Ndryshe, ekipi i parë në ranglistën e UEFA-s është Manchester City me 139 mijë pikë, i ndjekur pas nga Bayerni me 136 mijë pikë.
Chelsea me 126 mijë pikë, Liverpooli me 123 mijë pikë dhe Real Madridi me 120 pikë mbyllin Top 5-shen.

Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi