Ditë më parë kampioni i botës Franca ka qenë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Por para fillimit të ndeshjes ndodhi një skandal që u raportua nga mediat më të mëdha botërore.
Organizatorët e ndeshjes kanë gabuar dhe në vend që ta lëshojnë himnin e Shqipërisë, ata e kishin ngatërruar atë me të Andorrës.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak shtëpisë më zëmadhe evropiane të futbollit UEFA, që ka hap procedurë disiplinore për Francën.

L’Equipe shkruan se Federata e Futbollit të Francës (FFF), pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA.
Përveç këtij dënimi me të holla, Franca mund ta pësojë edhe me pezullimin e terrenit vendas për një takim.
Gjithsesi ajo ndeshje kishte filluar me shtatë minuta vonesë, pasi lojtarët e Shqipërisë nuk pranuan të nisin takimin pa kënduar himnin shqiptar.
https://twitter.com/MainTeamSports/status/1170409373153280000
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...