Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar datën e re të ndeshjes Izrael-Zvicrës, e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja ishte shtyrë përshkak të situatës së krijuar në shtetin e Izraelit, shkruan Arbresh.info.
Izrael-Zvicër, është paraparë të zhvillohet më 12 tetor, mirëpo UEFA ka aprovuar kërkesën e Federatës së futbollit të Izraelit, duke vendosur që ndeshja të zhvillohet më 15 nëntor.
Lokacioni se ku do të zhvillohet, ende nuk është bërë i ditur, mirëpo kanë bërë të ditur se për çdo gjë do të informohen më kohë. /Arbresh.info/
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë