Boksieri shqiptar Nuri Seferi i është gëzuar lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata franceze në Colmar.
Seferi, i njohur ndryshe si “Tysoni shqiptar”, thotë se drejtësia franceze mori vendimin e duhur me lirimin e kreut të AAK-së, i cili po mbahej në arrest me kërkesë të Serbisë, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Luan Krasniqi me fjalë të mëdha për Ramush Haradinajn
“Nuk mund të ishte ndryshe, drejtësia franceze më në fund e tha fjalën e duhur, pas një persekutimi të padrejtë dhe politik që ju bë Gjeneralit. Kosova ka nevojë për Ramushin. Urime lirimin dhe suksese në sfidat politike”, ka thënë Nuri Seferi.
Boksieri shqiptar ishte gjithashtu i pranishëm në Colmar duke pritur lirimin e ish kryeministrit të Kosovës./arbresh.info
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali
Komandat Remi në Vushtrri: Koha për t’i dhënë fund krizës po...
Vdes babai i Ilir Metës
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj