Tyson Fury ka befasuar duke zbuluar se nuk do të aplikojë për licencë të re në boks duke lënë të kuptohet se do të pensionohet nga ringu.
Boksieri 29-vjeçar shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të zbuluar se nuk do të marrë licencë të re te Bordi i Kontrollit të Boksit në Britani (BKBB), transmeton portali arbresh.info.
“Pasi kam menduar shumë dhe gjatë rreth rikthimit tim, vendosa të mos aplikojë për licencë në BKBB”, shkroi Fury në Twitter.
Ai mund të aplikojë për licencë nga një komb tjetër, por siç duket boksieri ka lënë të kuptohet se do të heq dorë nga dorezat.
Fury nuk ka luftuar që nga nëntori i vitit 2015 kur mposhti me pikë Wladimir Klitschkon në Dusseldorf./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...