Kosova mund të përballet me një mungesë të madhe edhe në ndeshjet e tetorit, pasi Edon Zhegrova sipas “Tuttosport” rrezikon të mos i bashkohet Kombëtares.
Ylli i Juventusit, që sapo është rikthyer nga një lëndim i gjatë prej nëntë muajsh, duket se do të qëndrojë në Torino për ta rifituar formën e plotë.
Kjo do të thotë se ai nuk pritet të luajë as kundër Sllovenisë më 10 tetor dhe Suedisë më 13 tetor.
Gjithçka do të zyrtarizohet nesër ku selektori Franco Foda do ta publikojë listën me emrat e lojtarëve të ftuar./Arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...