Thomas Tuchel ka regjistruar humbjen e dytë me radhë, duke humbur mbrëmë ndaj skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Thomas Tuchel ka folur pas ndeshjes duke theksuar se ekipi i tyre ishin të “uritur” për fitore por skuadra vendase u mbrojt thellë.
“Ne kishim një ditë pushimi [pas Man City] dhe dy seanca stërvitore shumë të mira dje,” u tha Tuchel gazetarëve pas ndeshjes.
“Ne ishim absolutisht të mprehtë, dukeshim shumë të freskët dhe shumë të uritur, dhe gati për një kthim mbrapa.
“Është shumë e vështirë të vendosësh një ritëm të madh kundër një ekipi që mbrohet kaq thellë. Nëse ne mbroheshim thellë kundër City ishte e vështirë për ta të krijonin shanse. Ishte e njëjta gjë për ne këtu.
“Por ndryshimi ishte se ne dhamë dy shanse të mëdha dhe i dhamë besimin përsëri në stadium”, përfundoi Tuchel.
Chelsea ka regjistruar vetëm një goditje në portë në dy humbjet ndaj Man Cityt dhe Juventusit, gjersa ndeshje e ardhshme për londinezët do të jetë ajo ndaj Southampton, të shtunën.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...