Fatlume Shala i është nënshtruar një ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale për transplantim të mëlçisë në Turqi, në një përpjekje për të fituar betejën për jetën.
Në këtë sfidë të madhe, pranë saj ndodhet nëna, Mirveta, e cila ka dhuruar një pjesë të mëlçisë për t’i dhënë vajzës një shans të ri. Sakrifica e saj është vlerësuar si një akt i jashtëzakonshëm dashurie dhe përkushtimi prindëror.
Familjarë dhe miq kanë bërë thirrje për lutje dhe mbështetje, duke shpresuar në një ndërhyrje të suksesshme dhe shërim të plotë për Fatlumen.
Transplantimi i mëlçisë konsiderohet një ndër procedurat më komplekse në mjekësi, ndërsa dhurimi nga një familjar i afërt rrit ndjeshëm gjasat për sukses./Arbresh.info
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në integrimin e...
Arbeloa: Ne jemi ekipi që nuk dorëzohet kurrë, jemi ata me 1...
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë