Gjykata në Moskë e shpalli sot kompaninë Google fajtore për shkelje të legjislacionit rus dhe i vendosi një gjobë prej më shumë se 176 milionë eurosh.
“Gjoba administrative në shumën totale prej 16,017,368,387.00 rubla iu vendosën Google LLC”, njoftoi gjykata, raporton Interfax.
Google u shpall fajtor për shmangie të ekzekutimit të një gjobe administrative. Gjykatat ruse e kanë ndëshkuar vazhdimisht Google për mosheqjen e përmbajtjes së ndaluar nga shërbimet e kompanisë, refuzimin për të lokalizuar të dhënat personale të përdoruesve nga Rusia, si dhe për shkelje të tjera.
Që nga fundi i vitit 2021, kompania ka marrë dy herë të ashtuquajturat gjoba trafiku në Rusi, me një total prej më shumë se 29 miliardë rubla. Një pjesë e kësaj shume u mblodh nga Shërbimi Federal i Përmbaruesve.
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...