Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr.
Në ceremoni ishte pjesëmarrës gjithashtu dhe ministri në largim, Pirro Vengu, i cili tha se ishte privilegj të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post, duke vendosur në këtë pozicion Ermal Nufin.
“Është vërtet kënaqësi që në këtë moment të tranzitimit të detyrës sime, të linim këtë shenj sot sëbashku me partnerët tanë amerikan. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushte me SHBA. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qarëtësie strategjike. Shpesh herë më bëjnë pyetje pse vendet, sapo t’i jepet mundësia shpenzojnë kaq pak në mbrojtje. Kur përpiqem ta logjikoj përgjigjen, e vetmja gjë që më vjen ndërmend është të them që siguria është e padukshme kur funksionon. Paqja krijon iluzionin se është një gjendje natyrore dhe investimi në mbrojtje shpeshherë nuk prodhon duartrokitje të menjëhershme, por shmang kriza që askush nuk do t’i përjetojë.
Shqipëria ka vendosur të investojë në ushtri në kohë paqeje. Dua të falenderoj partnerët amerikanë, që na japin një mbështetje domethënëse. Shqipëria ka vendosur që të investojë me plan buxhetor, ne po rrisim besueshmërinë, duke shkurajuar rreziqet me kapacitete reale. Shqipëria nuk armatoset për të sulmuar ndonjë vend, por për mbrojtjen e saj. Mbrojtja nuk është luks, por është kusht ekzistence për një shtet serioz, sidomos për procesin e integrimit europian”, u shpreh Vengu./euronews.al
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...