Trippier afër transferimit te Napoli?

17:56 | 23 Maj 2019

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino është i gatshëm për të hequr dorë nga Kieran Trippier në rast se arrinë në skuadër ndonjë mbrojtës i përshtatshëm i krahut të djathtë.

Kieran Trippier është aktualisht në qendër të një lufte mjaftë të ashpër mes dy skuadrave të mëdha – Napolit në Serie A dhe skuadrës së Atletico Madridit nga La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Siç raportohet në Itali nga Il Mattino, një marrëveshjes mes lojtarit dhe skuadrës italiane është arritur.

Por, skuadra në Serie A duhet të shtrojë fillimisht një ofertë të pranueshme nga Pochettino në mënyrë që të realizohet kjo marrëveshje.

Ndërkohë, gjiganti anglez duhet të gjej gjithashtu edhe një zëvendësues të përshtatshëm për të sanksionuar marrëveshjen./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara