Agjencia që përfaqëson sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku, ka reaguar ndaj lajmeve që e lidhin futbollistin shqiptar me një transferim të mundshëm në Gjermani, duke theksuar se pavarësisht interesimit të madh, merkatoja e dimrit nuk shihet si koha ideale për një lëvizje.
“Ka shumë interes për Dakun, por nuk mendoj se afati kalimtar i dimrit është një moment i mirë për transferim”, kanë deklaruar nga agjencia e lojtarit për “Championat”.
Sipas raportimeve të kanalit në Telegram “Mutko protiv”, agjentët e sulmuesit 28-vjeçar ua kanë ofruar kandidaturën e tij disa klubeve gjermane.
Interes konkret kanë shfaqur Augsburg, Mainz dhe Hamburg, të cilat po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit shqiptar.
Mirlind Daku është pjesë e Rubin Kazanit që nga vera e vitit 2023 dhe po kalon një sezon pozitiv.
Në edicionin aktual, ai ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë një asistim.
Kontrata e Dakut me klubin rus është e vlefshme deri në verën e vitit 2029, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg arrin në 10 milionë euro./Arbresh.info
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...