Jules Kounde mund të jetë në sezonin e fundit te Barcelona. Mbrojtësi i djathtë francez është përfolur shpesh për një largim të mundshëm nga katalanasit, por kjo gjë mund të ndodhë vërtet në verën e ardhshme.
“Fichajes” zbulon se për francezin ka interes të madh të paktën nga tri gjigantë e Premier League: Liverpool, Chelsea dhe Man. United. Kounde ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, gjë që i ndihmon katalanasit të mos jenë në presion për largimin e tij.
Barcelona mund të heq dorë prej Kounde, vetëm nëse oferta e ardhur është 80 milionë euro.
Kounde iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në vitin 2022.
Ai këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje dhe ka shënuar tri gola e dy asistime./Arbresh.info
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...