Trepça ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të play-offit ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-84.
Kjo fitore i dërgon mitrovicasit në finale të play-offit, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në fitoren e kampionit aktual ishte Cotton me 18 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime. Kurse lojë të mirë bën edhe Myers me 17 pikë e 15 kërcime e Drilon Hajrizi që shtoi 13 tjera.
Kurse tek Prishtina, Tarrant pati 16 pikë dhe Clarki shtoi 12 tjera.
Për Trepçën kjo ishte fitorja e tretë, kështu që siguruan finalen e madhe. Kjo është finalja e katërt radhazi për mitrovicasit.
Në finale “xehetarët” do të takohen me fituesin e serisë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit. Aktualisht prizrenasit janë një fitore larg finales./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës