Trepça e fiton edhe miqësoren e dytë, kësaj radhe “xehetarët” mposhtën Besëlidhjen.
Pas një pjese të dytë të fortë, mitrovicasit triumfuan 82-62, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal 35-34, në të mirë të mitrovicasve.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Trepça triumfoi edhe në miqësore ndaj Rilskit të Bullgarisë.
Ndërkohë, Besëlidhja kundërshtari i sotëm i tyre e mposhti Pejën mbrëmë 92-108.
Ndryshe, Trepça përgatitjet i ka filluar pa trajnerin Adis Beciragic i cili ishte i angazhuar me kombëtaren e Bosnjës në EuroBasket, ku sot u mposht nga Polonia, dhe strategu boshnjak ditëve në vazhdim do t’i kthehet Trepçës për të vazhduar përgatitjet për kualifikime Basketball Champions League.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran