Trepça ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek Sigal Prishtina në derbin e javës në elitën e basketbollit kosovar.
“Xehetarët” triumfuan me rezultat 75-80, të cilën e rrezikuan ta humbnin në fund, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse takimi nisi për mysafirët ku pjesën e parë e mbyllen me 16 pikë dallim, vendasit u rikthyen në dy periudhat e fundit, madje në një moment të çerekut të fundit dolën në epërsi.
Por Trepça u rikthye sërish dhe arriti të shënoj fitore të rëndësishme.
Pas gjashtë ndeshjeve kampionia e Kosovës ka katër fitore e dy humbje kurse Sigali ka katër fitore e tri humbje pas shtatë xhirove të para./Arbresh.info
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...