KB Trepça ka vazhduar punën për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri në Superligën e basketbollit kosovar.
Pasi humbi në finalen e Play Off-it, mitrovicasit janë duke ndërtuar një ekip të fuqishme për edicionin e ri, ku synojnë fitimin e gjithë trofeve të mundshëm.
Transferimi i radhës i ‘Minatorëve’ është Mikale Tmusic i cili vije nga kampioni në fuqi i Kosovës, KB Ylli.
Ka qenë faqja zyrtare e Trepçës, që ka zyrtarizuar afrimin e Tmusic.
“Snajperisti me numrin 7-të zbarkon në “Minatori”. Super Mikale Tmusic i bashkohet klubit tonë”, shkruan faqja zyrtare e klubit.
Kujtojmë që gjatë ditës së enjte, Trepça nga Ylli transferoi edhe fundorin tjetër Erjon Kastrati. /arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...