Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk kanë ende asnjë nënshkrim për kandidatë për president.
Ndër të tjera, ajo shtoi se është e pabesueshme se si opozita nuk ka emër të propozuar për shefin e vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Zgjedhjet e reja janë totalisht të panevojshme, të kushtueshme, ne tashmë e kemi një fitues, të rikonfirmuar në dy palë zgjedhje, dhe me të vërtetë presim reflektim nga opozita, me një kërkesë gjeneroze, por tek e fundit ne jemi një demokraci parlamentare, çka na mbetet është të gjejmë një figurë unifikuese”, u shpreh ajo.
“Jam e bindur se gjithë këto subjekte, që gjithë këto vite janë thirrur se janë institucionalistë, akademikë, dhe të mos gjendet një emër, jashta strukturave politike, dhe të mos vinë me atë emër në Parlament, është e pabesueshme”, tha kandidatja për presidente nga VV.
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...