Paulo Fonseca do të largohet nga Roma nëse ai nuk arrin të kualifikohet në Champions League dhe tre kandidatë mund të zëvendësojnë trajnerin portugez të monitoruar nga Napoli.
Giallorossi humbi 2-0 kundër Napolit të dielën dhe sipas disa raporteve në Itali, Fonseca do të largohet nëse nuk arrin të përfundojë në katër të parët.
Roma tani është pesë pikë larg Atalantas të vendit të katërt dhe nuk kanë arritur të fitojnë kundër asnjë prej gjashtë skuadrave më të mira këtë sezon.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Maurizio Sarri dhe Massimiliano Allegri janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin në klub, nëse Fonseca largohet.
Sipas raportit, Allegri tashmë ka shprehur vlerësimin e tij për projektin e Friedkins, por kërkesat e tij ekonomike mund të jenë një pengesë.
Sipas Il Corriere dello Sport, Julian Nagelsmann është gjithashtu në radarin e Giallorossi, ndërsa La Gazzetta dello Sport raporton që Benfica dhe Napoli po monitorojnë Fonsecan. /Gazeta Express/
Ballkani rikthen lidershipin në Superligë – vazhdon lufta e ...
Trump: Sulmet ushtarake ndaj Iranit mund të zgjasin deri në ...
Baza e marinës amerikane në Bahrein goditet nga droni irania...
Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem pasi zbulohen raket...
Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam ...
Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raket...