Lionel Messi pritet të jetë argjentinasi i fundit në Paris Saint-Germain duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, Angel di Maria, Mauro Icardi dhe Leandro Paredes të gjithë janë të vendosur të largohen nga klubi këtë erë.
Të dy, Icardi dhe Paredes janë ende nën kontratë me PSG-në, por drejtuesit e Ligue 1 raportohet se janë të gatshëm të fitojnë para për dyshen në verë.
Ndërkohë, kontrata e Di Maria-s skadon në verën e vitit 2022 dhe një zgjatje e saj duke se nuk është e mundur.
E kjo gjë lë të kuptohet se largimi i tij nga kampionët në fuqi të Ligue 1 është i pashmangshëm, me disa klube pretendente për t’a transferuar anësorin argjentinas./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...