Paolo Tramezzani mund të rikthehet për të punuar në futbollin italian.
Ish-ndihmës trajneri i Kombëtares së Shqipërisë është kontaktuar nga skuadra e njohur italiane Livorno.
Pas 13 javëve në Serie B, Livorno ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe pritet të bëjë ndryshime në bankën rezervë.
Drejtuesit e klubit kanë telefonuar Tramezzanin dhe pritet t’ia besojnë stolin.
E ish-trajneri i Luganos, Sionit dhe Apoelit pritet që me vete t’i marrë edhe dy futbollistë shqiptarë.
Fjala është për sulmuesin Shkëlzen Gashi si dhe qendërmbrojtësin Arlind Ajeti.

Që të dy anëtarët e Kombëtares së Shqipërisë janë të lirë e pa klube dhe pritet t’i bashkohen Tramezzanit te Livorno. /Telegrafi/

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...