Një skenë e pazakontë është parë nga tifozët në ndeshjen e Serie C, niveli i tretë i futbollit italian, ku u takuan Triestina dhe Giana Erminio.
Ish-klubi i Serie A, Triestina po zhytet gjithnjë e më thellë dhe e humbi këtë ndeshje me rezultat 1-0, ndërsa gjithçka iu shtua edhe fakti se nga minuta e 34-të luajtën me një lojtar më pak.
Pikërisht atëherë Raimonds Krollis mori një karton të kuq dhe trajneri i Triestinës, Pep Clotet u çmend plotësisht për shkak të lëvizjes së tij të pamatur.
Clotet u hodh mbi Krollis teksa po largohej nga fusha, e kapi nga fanella me tërbim dhe e tundi për dhjetë sekonda. Lojtari nuk u përgjigj dhe vetëm priti që trajneri të përfundonte atë që kishte planifikuar dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes.
Triestina është skuadra e fundit e renditur në tabelën e Serie C me vetëm gjashtë pikë nga 14 ndeshje dhe me siguri do të zbresë në rangun e katërt të futbollit italian.
Ky klub luajti në Serinë A në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, pas së cilës pasuan probleme të mëdha, madje edhe mbyllja dhe rithemelimi i klubit me një emër të ri. /Telegrafi/
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...